Ndryshon e gjithë situata e Jadon Sanchos

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 08:37
Ndryshon e gjithë situata e Jadon Sanchos

Jadon Sancho ka shumë mundësi të mbetet në Borussia Dortmund.

Sipas ‘Mirror’, objektivi i Manchester United, Jadon Sancho, ua ka bërë me dije Borussia Dortmund se do të jetë i përkushtuar vetëm në Bundesliga, pasi klubi nga Old Trafford nuk është i gatshëm të paguajë shumë para.

Dortmund ka kërkuar 120 milionë euro për Sanchon, diçka që nuk është i gatshëm të paguajë United, edhe pse thuhet se ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, kështu që nëse nuk arrihet oferta e klubit gjerman – Sancho është i lumtur të përmbushë kontratën e më pas të kthehet në Angli.

(Kosova Sot Online )