Atletico konfirmon raste pozitive për COVID-19 para ndeshjes në Champions

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 08:47
Atletico konfirmon raste pozitive për COVID-19 para ndeshjes në Champions

Atletico Madridi ka udhëtuar për në Lisbonë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve me lajm të hidhur.

Klubi ka konfirmuar se dy persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Lajmi vjen atëherë kur Atletico po përgatitet të përballet me RB Leipzig në Champions, takim që do të zhvillohet të enjten.

Dy personat, që nuk janë bërë të ditur nëse janë staf të klubit apo lojtarë, janë vetizoluar.

(Kosova Sot Online )