Kthesë e papritur në rastin e Lautaros, humb Barcelona

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 09:14
Kthesë e papritur në rastin e Lautaros, humb Barcelona

Lautaro do të vazhdojë të qëndrojë në Inter. Në sezonin 2019/20, Lautaro ka shënuar 19 gola në 46 paraqitje. Ai është dëshira e madhe e Barcelonës.

Carlos Beto Yaque, agjenti i Lautaro Martinez, ka dëshpëruar Barcelonën.

Ai ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të qëndrojë në Milano.

Lautaro është objektivi numër një i Barcelonës, por duhet të presë edhe disa vite – ndoshta deri më 2021, për ta transferuar atë në ‘Camp Nou’.

“Transferimi i Lautaros më shumë është në media se sa në jetën er vërtetë. Lautaro ka edhe tri vite kontratë dhe është shumë i lumtur aty ku është. Ai ka pasur sezon të mirë, ende ka për të luajtur në Europa League dhe shpresoj që Interi t’i shkojë kësaj gare deri në fund”, u shpreh agjenti i futbollistit.

Barça e shikon Lautaron si zëvendësuesin ideal të sulmuesit, Luis Saurez, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.

(Kosova Sot Online )