Reali do t’i shesë 9 futbollistë

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 09:48
Reali do t’i shesë 9 futbollistë

Ndryshime te Real Madridi.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka lëkundur paksa Real Madridin që ani pse ka fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, situata nuk është e qetë.

AS raporton tani se Zinedine Zidane nuk i do 9 futbollistë në ekip, disa prej të cilëve tashmë janë të huazuar, por këtë verë do të shiten krejtësisht.

Gareth Bale, James Rodriguez, Mariano dhe Brahim Diaz – pjesë e ekipit për sezonin 2019/20, nuk bëjnë pjesë në planet e Zizu, nga të cilët pret të fitojë një shumë të konsiderueshme parash për t’i përdorë ato për ndonjë transferim, që tani është e nevojshme, pas eliminimit nga Champions League.

Lojtarët tjerë që do të shiten janë të huazuarit; Borja Mayoral, Oscar Rodriguez, Sergio Reguilon, Alvaro Odriozola, Jesus Vallejo.

Odegaard, Kubo, Ceballos dhe Reinier, sipas AS, do të huazohen, pasi Reali beson se janë e ardhmja e klubit.

Image

(Kosova Sot Online )