Conte tregon kush qëndron prapa formës së mirë të Lukakus dhe Lautaros

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 11:24
 Conte tregon kush qëndron prapa formës së mirë të Lukakus dhe Lautaros

Kur i gjithë ekipi luan mirë, sidomos mesfusha kur është në formë – nga kjo gjithmonë mund të përfitojnë sulmuesit.

Kështu mendon trajneri i Interit, Antoncio Conte.

Ai ia adreson gjithë skaudrës formën fantastike të dyshes Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

“Mendoj se nëse skuadra luan mirë, Romelu, Lautaro, Alexis plus Esposito gjithmonë luajnë mirë”, u shpreh Conte.

“Zotësia e lojtarëve të veçantë varet nga konteksti dhe ndihma që u jep skuadra”.

“Sezoni i madh i Lukakut është meritë e skuadrës. Edhe Lautaro po jeton një sezon të madh, të mos harrojmë që ka qenë në qendër të zërave të merkatos”.

(Kosova Sot Online)