Minigolf: Paraqitje e mirë e Kosovës në Çeki

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 12:05
Minigolf: Paraqitje e mirë e Kosovës në Çeki

Federata e Minigolfit e Kosovës e ka shënuar aktivitetin e parë zyrtar për vitin 2020 duke u paraqitur zyrtarisht në garën e Lytomisl Open 2020 në Republikën e Çekisë me dyshen e lojtarëve unik, Leo Keka dhe Agim Keka, të cilët njëherazi janë babë e bir.Lojtarët kosovarë kanë pasur paraqitje të mirë, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e pandemisë.

Federata e Minigolfit synon t’i arrijë së paku 15 aktivitete edhe për vitin 2020 duke filluar së shpejti me garat kombëtare por edhe duke marrë pjesë në garat e ardhshme në Çeki, si dhe në Republikën e Shqipërisë! Federata e Minigolfit e ka falënderuar Ministrinë e Sportit për përkrahje.

(Kosova Sot Online )