Trajneri i Leverkusenit e kërcënon Interin

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 12:42
Trajneri i Leverkusenit e kërcënon Interin

Piter Bos nuk ia ka frikën Interit. Beson se Leverkuseni i tij do ta eliminojë ekipin italin për t’u kualfikuar n’çerekfinale të Europa League.

Edicioni i 11-të i Europa League-s bëhet gati për të hyrë në fazën më të bukur dhe më të rëndësishme, me tetë skuadrat më të mira të këtij sezoni që do të rivalizojnë ndërmjet tyre në Gjermani, për të përcaktuar edhe emrin e klubit që do të fitojë edicionin e 49-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër.

Ndeshjet e fazës çerekfinale janë ndarë në dy ditë të veçanta dhe në ditën e parë do të zbresin në fushë dy ekipe si Manchester United dhe Inter i Milanos, që konsiderohen edhe si klubet favoritë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm.

Para përballjes me Interin, trajneri i Baer Leverkusenit, Piter Bos ka dal në konferencë për media ku është dukur shumë optimist se ekipi i tij mund ta eliminojë ekipin e Antonio Contes nga Europa League.

“Nuk frikohemi nga askush, por çdoherë i respektojmë kundërshtarët dhe e dimë se Interi është ekip i fuqishëm. Këtë e pamë në Serie A dhe gjithsesi në Ligën e Evropës. Do të thotë, ata kanë ekip të mirë, por ne mund t’i kalojmë. Kemi ekip, i cili çdoherë shënon gola – në çdo ndeshje dhe kundër secilit kundërshtar. Ballafaqohemi me mungesë të disa lojtarëve standardë, por treguam gjatë sezonit se kemi zëvendësim solid për çdo pozitë”, tha Bos.

Ndeshja Baer Leverkusen – Inter luhet sonte në ora 21:00 në fushë neutrale në Dyseldorf.

(Kosova Sot Online )