Edhe Gjilani e mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në rundin e parë të Europa League

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 13:57
Edhe Gjilani e mëson kundërshtarin nëse kualifikohet në rundin e parë të Europa League

Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm, gjithmonë nëse kalon tutje nga rundi preliminar.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ekipi i Gentian Mezanit në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj APOEL-it të Qipros.

Gjilani do të luajë si vendas nëse kualifikohet në rundin e parë. 

Para ndeshjes së mundshme me Qipron, Gjilani duhet ta eliminojë fillimisht në rundin preliminar ekipin e Tre Penne.

Edhe Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm.

Klubi kryeqytetas, në rast të kualifikimit në rundin e parë do të luajë ndaj Union Titus Petange të Luksemburgut. Prishtina do të luajë si vendase në këtë sfidë. 

(Kosova Sot Online)