Atletico zbulon emrat e futbollistëve të infektuar me COVID-19, dalin rezultatet e reja

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 14:26
Atletico zbulon emrat e futbollistëve të infektuar me COVID-19, dalin rezultatet e reja

Angel Correa dhe Sime Vrsaljko janë dy futbollistët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 te Atletico Madridi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare.

Atletico konfirmoi se Correa dhe Vrsaljko, të cilët nuk kanë simptoma, do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë për në Lisbonë.

U dyshua për më shumë raste pozitive, por Atletico ka konfirmuar se pas testeve të dyta, të gjithë të tjerët kanë rezultuar negativ dhe kështu, të martën Simeone me ‘ushtarët’ e tij do të niset për Portugali.

21 futbollistë të ekipit të parë do të udhëtojnë për Lisbonë, bashkë me ta edhe lojtarë të akademisë, Alex Dos Santos, Manu Sánchez, Riquelme dhe Toni Moya, njofton klubi. Atletico përballet të enjten në çerekfinale me klubin e Leipzig.

(Kosova Sot Online )