Statuja e Fadil Vokrrit është në përfundim e sipër, e viziton ministrja Dumoshi

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 14:30
Statuja e Fadil Vokrrit është në përfundim e sipër, e viziton ministrja Dumoshi

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi ka qëndruar sot në Llap për ta vizituar statujën e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Ministrja thotë se statuja është në përfundim e sipër, duke u shprehur e bindur se shumë shpejt kjo statujë do të jetë e gatshme. Dumoshi tutje shtoi se përmes kësaj statuje do të kujtohet vepra e Vokrrit, i cili konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të Kosovës.

( Kosova Sot Online )