Mbappe stërvitet me ekipin dhe shanset janë të mëdha të startojë ndaj Atalantës

  • S.A /
  • 10 gusht 2020 - 14:37
Mbappe stërvitet me ekipin dhe shanset janë të mëdha të startojë ndaj Atalantës

PSG e kërkon Ligën e Kampionëve për të shkruar historinë në Lisbonë. Edhe Kylian Mbappe do të jetë aty, për të ndihmuar ekipin, ai është kthyer në stërvitje.

Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris Saint Germain – është stërvitur normalisht të hënën me pjesën tjetër të ekipit për herë të parë që kur u dëmtua 15 ditë më parë.

Ai ka gjasa që të jetë i gatshëm 100% për ndeshjen e së mërkurës dhe të startojë kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Ky është një lajm i mirë për Thomas Tuchel, para ndeshjes vendimtare në Champions, ku në Lisbonë, synimi i vetëm është ngritja e trofeut me ‘veshë të mëdhenj’. Nëse Mbappe nuk ndien dhimbje, do të startojë në sulm kundër Atalantës bashkë me Neymarin dhe Mauro Icardin.

(Kosova Sot Online )