Kubo kompleton huazimin në Villareal

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 18:54
Kubo kompleton huazimin në Villareal

Tinejxheri ka siguaruar edhe një huazim tjetër pas paraqitjes së mirë në sezonin 2019/20 për Mallorcan

Sulmuesi anësor i Real Madridit, Takefuso Kubo ka kompletuar huazimin e tij në Villarreal, kanë konfirmuar në mbrëmje kampionët e La Ligas.

Villarreal do të paguajë tre milionë euro huazimin e tij dhe do të paguajë pagën e Kubos për sezonin 2020/21.

19 vjeçari do të këtë mundësi që të luajë në Europa Ligë me skuadrën nga “Estadio de la Ceramica”, pasi që nëndetësja e verdhë siguroi vendin e pestë këtë sezon në la Liga nën urdhrat e Javier Calleja.

Calleja është liruar nga detyra pasi që dështoi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve kurse skuadra është zëvendësuar me ish trajnerin e Arsenalit, Unai Emery.

Kubo do të pret s’paku edhe një sezon që ta tregojë vetën për Real Madridit, megjithatë do të këtë mundësi të luajë me një skuadër të cilësisë së lart në Spanjë.

(Kosova Sot Online)