Drita akuzon UEFA-në për standarde te dyfishta, “tmerrohet” nga testet e COVID-19

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 21:19
Drita akuzon UEFA-në për standarde te dyfishta, “tmerrohet” nga testet e COVID-19

Drita ka marrë një lajm të keq nga UEFA para ndeshjes se saj kundër Lienfield që do të zhvillohet nesër në Nyon të Zvicrës

Kampioni i Kosovës Drita ka marrë një lajm tepër të keq para ndeshjes me kampionin e Irlandës se Veriut në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori defansiv i kampionit kosovar, Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv në testet e UEFA-së për COVID-19.

Këtë lajm Drita FC e ka quajtur të tmerrshëm.

“E TMERSHME! Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy diteve ka rezultuar negativ, por për shkak te kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!”.

Drita është ankuar në UEFA-në në këtë rast derisa ka thënë se “UEFA po vepron me standarde të dyfishta”.

“E habitshme se çfarë po ndodhë, e habitshme se si UEFA vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund ti ndodhë njeë gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”, thuhet në postimin e Dritës.

(Kosova Sot Online)