Messi bën një gjest të madh për Argjentinën

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 22:45
Messi bën një gjest të madh për Argjentinën

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në botë në mos më i miri. Argjentinasi po lufton për fitimin e Champions Leagues në mënyrë që të shpëtojë sezonin e skuadrës së tij.

Kapiteni i Barcelonës vendosi të dhurojë 50 respiratorë për një spital në Argjentinë.

Sulmuesi i katalanasve jep kontributin e tij prej 500 mijë eurosh në mënyrë që shteti i tij të mund të përballojë COVID-19.

Messi tregohet zemërgjerë dhe heq dorë prej një shifre goxha të majme. Lojtari i kombëtares së Argjentinës nuk e ka për herë të parë që bën bamirësi të tilla në shtetin e tij.

Ai ka dhuruar shpeshherë para me anë të donacionit të tij.

(Kosova Sot Online)