United në shtesa kundër FC Koebenhavn

  • A.P /
  • 10 gusht 2020 - 23:00
United në shtesa kundër FC Koebenhavn

Manchester United nuk ka arritur që t’i shënojë skuadrës së Koebenhavn gjatë 90 minutave lojë. Skuadrës angleze do t’i duhen shtesat dy herë nga 15 minuta që të kalojë në gjysmë finale

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka dështuar për t’i shënuar skuadrës FC Koebenhavn nga Danimarka kështu që duhen minutat shtesë që të përcaktohet fituesi.

Djajtë e kuq e kontrolluan pjesën e parë të ndeshjes, madje edhe shënuan një gol por që pas rishikimit në VAR doli të jetë në pozitë jashtëloje.

Në pjesën e dytë United përsëri ishte në sulm por mungonin idetë për të shënuar gol në portën e danezëve.

Madje danezët kishin një rast të pastër për gol por që nuk arritën të shënojnë me anë të Boileson i cili nuk arriti që të shënonte gol në portën e zbrazët në minutën e 66-të.

Martial pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 83 kur goditi topin por që përsëri mbrojti portieri në formë sonte i Koebenhavn, Johnsson që bëri një pritje të mrekullueshme. 


(Kosova Sot Online)