Paralajmërohet rimeçi mes McGregorit dhe Mayweather

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 08:22
Paralajmërohet rimeçi mes McGregorit dhe Mayweather

Conor McGregor u pensionua për herë të tretë brenda katër vitesh në UFC, mirëpo adhuruesit e tij mund ta shikojnë sërish atë në aksion.

Dana White ka bërë të ditur se irlandezi mund të ketë një rimeç me Floyd Mayweather, deri përballjen e parë e kishte fituar ky i fundit.

Amerikani që po ashtu është në pensionim, ka bërë të ditur se është i gatshëm që të rikthehet në aksion, derisa një gjë e tillë pritet edhe nga McGregor.

“Floyd dhe unë kemi ende një gjë të lënë pezul dhe mendoj se ai dëshiron të rikthehet”, ka thënë presidenti i UFC-s për TMZ Sports.

“Të gjithë janë të interesuar për rimeç, mendoj që edhe Conor McGregor e do një gjë të tillë”. “Por, unë ende nuk kam dëgjuar asgjë nga ai dhe derisa të ketë një konfirmim, mund të ndodhë edhe rimeçi mes tyre”, ka shtuar më tej ai. Conor nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u përballur sërish me Mayweather dhe një gjë e tillë mund të realizohet në fund të këtij viti.

(Kosova Sot Online )