Nuhiu ndahet me Sheffieldin, kërkon klub të ri

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 13:41
Nuhiu ndahet me Sheffieldin, kërkon klub të ri

Sulmuesi kosovar pritet t’i japë fund eksperiencës shtatëvjeçare në klubin anglez, me të cilin i ka realizuar 50 gola

Atdhe Nuhiu do të ndahet përfundimisht me Sheffield Wednesdayn.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot mediat britanike.

Sulmuesi kosovar kështu do t’i japë fund eksperiencës shtatëvjeçare me klubin anglez.

Në këtë periudhë, futbollisti shtatlartë i ka realizuar 50 gola me klubin nga Championshipi anglez.

31 vjeçari kështu pritet të largohet me kokën lart nga Hillsborough, ku kishte realizuar gola të rëndësishëm.

Edhe pse lojtari do të donte ta vazhdojë eksperiencën në Sheffield, duket se ka ardhur koha që palët t’i ndajnë rrugët.

Për përfaqësuesin kosovar interesim kanë shfaqur klubet tjera nga Championshipi, respektivisht liga e dytë angleze. /

(Kosova Sot Online)