DigitAlb reagon ndaj FFK-së: “E paprecedentë, FFK tenton përjashtimin e platformës DigitAlb nga tenderi i Superligës së Kosovës”!

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 15:23
DigitAlb reagon ndaj FFK-së: “E paprecedentë, FFK tenton përjashtimin e platformës DigitAlb nga tenderi i Superligës së Kosovës”!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) më 5 gusht e ka hapur tenderit për shitjen e të drejtave televizive të stinorit 2020-2021 të Superligës së Kosovës në futboll. Tenderi do të mbyllet më 12 gusht, ndërsa DigitAlb ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë t’ transmetojë ndeshjet e kampionatit kosovar, gjë që e ka bërë qysh prej vitit 2012. Dhe, për këtë e ka fajësuar shtëpinë e futbollit kosovar për shkelje në procesin tenderues, duke ia pamundësuar DigitAlbit konkurrimin me arsyetimin se është subjekt i huaj, në këtë rast nga shteti i Shqipërisë. 

Federata e Futbollit të Kosovës tenton të përjashtojë nga pjesëmarrja në tender subjektet e huaja, madje edhe operatorët rajonalë kombëtarë nga Shqipëria, që është shkelje e paprecedentë, kur dihet se qëllimi i tenderit është  përfitimi sa më i madh i vlerës financiare nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Klubeve të Superligës, në të njëjtën kohë edhe cilësia maksimale e transmetimit në përcjelljen televizive të eventit. Te dy keto objektiva kompromentohen rëndë nga kufizimi i pjesëmarrjes në tender, duke u shkelur të gjitha kriteret dhe ligjet e konkurrencës së lirë”, thuhet në reagimin e DigitAlb.

“Në mënyrë të dyshimtë, përjashtohet pjesëmarrja e operatorit televiziv historik DigitAlb, operator i cili lançoi për herë të parë transmetimet e Superliges së Kosovës dhe ka paguar më shumë se çdo palë tjetër e interesuar për këto të drejta. Për më tepër, afati nga njoftimi për tender deri në dorëzimin e ofertave është vetëm 5 ditë pune, çka bën të pamundur hartimin e ofertave serioze. Kjo bie ndesh me çdo procedure prokurimi”, thekson kjo shtëpi mediale.

“Asnjë federatë futbolli në botë nuk vendos kufizime të tilla kur bëhet fjalë për të drejtat televizive. FFK po tenton të përjashtojë nga tenderimi partnerin më besnik medial që ka pasur për vite me radhë, ndërsa t’i mohojë publikut që të ndjek ndeshjet e futbollit të Kosovës në DigitAlb, platformën më të dashur për të gjithë shqiptarët, thuhet në reagimin nga Tirana.

Po ashtu, Digitalb e ka kujtuar kontributin e vet dhënë zhvillimit të futbollit kosovar në kohë të vështira.

(Kosova Sot Online )