Alexis mund të mos luajë në gjysmëfinale të Europa Ligë

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 17:44
Alexis mund të mos luajë në gjysmëfinale të Europa Ligë

Alexis Sanchez është në dyshime për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës, me klubin që ka konfirmuar se ai vuante nga një lëndim gjatë ndeshjes kundër Leverkuseni.

Inter mposhti 2:1 Bayer Leverkusenin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Sanchez në këtë sfidë u inkuadrua në minutën e 64’, ndërsa në minutën e 90’, pati nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Interi përdori llogarinë e tyre në Twitter për të konfirmuar lëndimin e Sanchez, dhe do të vlerësohet nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Inter në gjysmëfinale e cila luhet më 17 gusht, do të takohet me fituesin e sfidës Shakhtar – Basel.

(Kosova Sot Online)