FFK reagon pas anulimit nga UEFA të ndeshjes Drita – Linfield

  • A.P /
  • 11 gusht 2020 - 18:02
FFK reagon pas anulimit nga UEFA të ndeshjes Drita – Linfield

UEFA më këshilla të autoriteteve shëndetësore të Zvicrës ka anuluar ndeshjen finale të paraeliminatorëve të kampionit të Kosovës, FC Drita – Linfield

Ndeshja ishte paraparë që të luhet në Nyon të Zvicrës sonte është anuluar për shkak se në testimet e bëra dje mesfushori i Dritës, Hamdi Namani kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Ndeshja finale e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Nion në orën 18:00 është pezulluar. Ky vendim është marrë pasi autoritetet shëndetësore të Zvicrës në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur për karantimin e KF ‘Drita’, pasi një tjetër lojtar i kampionëve kosovarë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19”, shkruan FFK.

Tutje FFK ka sqaruar edha të se lojtari i Dritës i cili rezultoi pozitiv kishte dalë negativ në testin që ata kanë bërë më 7 gusht.

“Në njoftimin e UEFA-s tutje thuhet se i gjithë ekipi i KF ‘Drita’ ishte testuar negativ para ardhjes së tyre në Zvicër, mirëpo të premten një lojtar nga KF ‘Drita’ doli pozitiv në prag të ndeshjes kundër Inter Club d’Escaldes. Në përputhje me protokollin e UEFA-s ky lojtar u fut në karantinë, së bashku me një shok të skuadrës që kishte kontakt të ngushtë. Lojtari i dytë që rezultoi pozitiv kishte kontakt edhe me anëtarët e tjerë të delegacionit gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka bërë që autoritetet zvicerane ta vendosin tërë skuadrën kosovare në karantinë. Për këtë arsye ndeshja nuk mund të zhvillohet, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Tani kjo çështje do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar”.


(Kosova Sot Online)