United monitoron Dembelen, nëse dështon me Sanchon

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 18:24
United monitoron Dembelen, nëse dështon me Sanchon

Ylli i Barcas është në radar të “Djajve të kuq”

Sipas ESPN, janë gati për të transferuar sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele në rast se Borussia Dortmund nuk lejon largimin e Jadon Sanchos.

Djajtë e Kuq duhet të shpenzojnë 120 milionë euro për të nënshkruar me Sanchon, i cili ka edhe dy vite kontratë.

United e shikojnë Dembelen si një transfer alternativ, madje ata kanë pasur biseda jo formale me përfaqësuesit e yllit Barçës. 

(Kosova Sot Online)