Intelektualët e quajnë UEFA-n organizatë mafioze

  • A.P /
  • 11 gusht 2020 - 19:09
Intelektualët e quajnë UEFA-n organizatë mafioze

Anulimi i finales së raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, të ndeshjes Drita-Linfield ka nxitur edhe reagimin e tifozëve të Gjilanit

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Intelektualët, tifozët ultra të Dritës kanë dalë me një pankartë ku e kanë quajtur organizatën më të madhe të futbollit në Europë dhe botë, UEFA si një organizatë mafioze.

“UEFA Mafia” është mbishkrimi në një parullë të tyre derisa fotografitë e disa djemve janë shlyrë fytyrat.

“Pas vendimeve nga autoritetet zvicerane të shëndetit, në bashkëpunim me UEFA-n, e gjithë skuadra e Dritës është në karantinë. “Kjo pasi edhe futbollisti i dytë i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, para ndeshjes me Lindfieldin të planifikuar për 11 gusht, nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës – dhe e njejta nuk mund të luhet”, thuhej në njoftimin e UEFA-s.


(Kosova Sot Online)