Pas Dritës goditet edhe Gjilani, pesë futbollistë rezultojnë pozitivë me COVID-19

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 19:11
Pas Dritës goditet edhe Gjilani, pesë futbollistë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Pesë futbollistë të klubit të futbollit Gjilani kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, para ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Sevdail Robelli, ka konfirmuar për Kohën se pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa ka shtuar se të mërkurën do të ketë ritestime.

“Është e vërtet që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve. Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës”, ka thënë ai. “Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodh. Këto raste kanë ndikuar edhe te lojtarët e tjetër që janë testuar negativë dhe në atmosferën e ekipit”.

Gjilani më 20 gusht pritet të luajë ndaj Tre Pennes në San Marino në fazën e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.

Sot UEFA anuloi ndeshjen parakualifikuese të Dritës në Ligën e Kampionëve, pasi një futbollist rezultoi pozitiv për koronavirus.

(Kosova Sot Online)