Tottenham konfirmon nënshkrimin e parë për këtë verë

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:46
Tottenham konfirmon nënshkrimin e parë për këtë verë

Tottenham ka konfirmuar transferimin e Hojbjerg nga Southampton për 15 milionë funta

Pjesë e marrëveshjes është edhe mbrojtësi Kyle Walker-Peters i cili ka luajtur si i huazuar në Saints sezonin e kaluar në Premier Ligë.

Tottenham  ka konfirmuar sot nënshkrimin me mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg nga Southampton.

25 vjeçari nga Danimarka ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe bëhet transferi i parë i Tottenhamit për këtë verë.

Raportet thonë se Spurs ka paguar 15 milionë funte për Hojbjerg, plus bonuse.

Spurs po ashtu kanë shitur mbrojtësin e djathtë Kyle Walker-Peters te Southampton pasi që ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit që lam pas si i huazuar në St. Mary, me raportet që thonë se shuma e këtij transferi është 12 milionë funte e që është kryer e ndarë nga Hojbjerg.

Hojbjerg kalon në klubin nga Londra Veriore pasi kaloi pesë sezoni me Southamptonin, ku ai bëri 128 paraqitje dhe shënoi pesë gola.

(Kosova Sot Online)