West Ham mohon raportet se ka pranuar oferta nga Chelsea për Rice

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 23:25
West Ham mohon raportet se ka pranuar oferta nga Chelsea për Rice

West Ham i ka mohuar raportet e disa mediave të cilat shkruan se Chelsea ka bërë ofertë 50 milionë funte për Declan Rice

Rice nuk është në shitje, çdo ofertë me 50 milionë euro do të shkaktonte të qeshura në West Ham dhe se ai do të rrijë në klub për shumë vite, ka thënë ky klub. R

Rice ka kontratë afatgjate me West Ham e cila skadon në vitin 2024 dhe skuadra londineze është duke shikuar opsionin për zgjatje të saj.

Rice do të rikthehet në klub të hënën kur edhe fillojnë stërvitjet parasezonale pas pushimit për afro një muaj. 

(Kosova Sot Online)