Klubi i NBA emocionon lojtarët me mesazhe nga familjarët para ndeshjes

  • S.A /
  • 12 gusht 2020 - 10:42
Klubi i NBA emocionon lojtarët me mesazhe nga familjarët para ndeshjes

Phoenix Suns ka marrë lëvdata të shumta në rrjete sociale për befasinë që ua bëri lojtarëve të vet, duke lëshuar video nga familjarët e tyre para ndeshjes kundër

Lojtarët e NBA janë të ndarë nga familjarët e tyre dhe pjesa tjetër e botës pasi që janë izoluar të gjithë së bashku në një kompleks në Orlando për ta rinisur sezonin 2019/20.

Megjithatë, Phoenix Suns, që ka rekord të përsosur që nga rinisja e sezonit, më 30 korrik, i befasoi lojtarët e vet duke lëshuar video nga familjarët e tyre nga shtëpia para ndeshjes.

Në vend të lajmërimeve të zakonshme që bëhen për lojtarët që do të luajnë, këtë herë lajmërimet i bënë familjarët – gjë që i la lojtarët të emocionuar.

(Kosova Sot Online )