Felix synon të bëhet si Griezmann në Atletico

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 10:52
Felix synon të bëhet si Griezmann në Atletico

oao Felix ka bërë të ditur se ai do të ishte i kënaqur nëse do të arrinte të zhvillohej si futbollist si Antoine Griezmann sa ishte në Atletico Madrid, nën drejtimin e trajnerit Diego Simeones.

Atletico Madridi i shpenzoi plot 126 milionë euro për transferimin e yllit të ri e të talentuar nga Benfica, pasi transferimit të Antoine Griezmann në Barcelonë. Për ta blerë Joao Felixin, Atletico ishte përballur me konkurrencë nga shumë klube.

Felix nuk e ka arritur ende potencialin e tij të plotë në Atletico Madrid, deri më tani duke kontribuar me tetë gola dhe tre asiste në 35 ndeshje të zhvilluara gjithsej në të gjitha garat.

Forma jostabile dhe lëndimet e shumta e kanë limituar atë në vetëm disa paraqitje mbresëlënëse këtë sezon, mirëpo 20-vjeçari ende synon të zhvillohet në klub dhe të bëhet yll si Griezmann.

“Nëse unë arrij ta bëj atë që e kishte bërë Griezmann, ose edhe më mirë, atëherë do të jetë në rregull sepse ai ka shkruar historinë me këtë klub”, ka thënë Joao Felix për Marcan.

“Ai kishte bërë punë shumë të mirë dhe ishte zhvilluar shumë me Simeonen. Nëse e bëj edhe unë këtë, atëherë do të jetë më mirë për mua”.

(Kosova Sot Online )