Berisha s’ka të ndalur, shkëlqen me dy gola në Australi

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 12:48
Berisha s’ka të ndalur, shkëlqen me dy gola në Australi

Besart Berisha vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme në futbollin australian. Sulmuesi kosovar nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai ka qenë protagonist sot në fitoren e ekipit të tij, Western United ndaj Perth Glory me rezultat 2:0 në udhëtim. Në fakt, ish-përfaqësuesi kosovar i realizoi dy gola për ekipin fitues.

Të parin e shënoi në minutën e 27-të të ndeshjes. Kurse, të dytin në atë të 52-të nga penalltia. Veterani i sulmit i ka realizuar 18 gola deri tash këtë sezon dhe po lufton për Këpucën e Artën në Australi. Western United gjendet në vendin e gjashtë në tabelë pas 24 ndeshjesh të zhvilluara.

(Kosova Sot Online )