Drita kthehet në Kosovë, klubi publikon fotografi nga aeroporti

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 12:52
Drita kthehet në Kosovë, klubi publikon fotografi nga aeroporti

Drita ka publikuar fotografi  nga aeroporti i Prishtinës, duke e konfirmuar se klubi gjilanas është detyruar të kthehet në Kosovë pasi koronavirusi ia komplikoi rrugëtimin në Evropë.

Pasi e fitoi titullin e kampiones së Kosovës, Drita e fitoi të drejtën të garojë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve – rrugëtim ky që e nisi me fitore në gjysmëfinalen e rundit preliminar. Drita ishte planifikuar ta zhvillonte të martën në orën 18:00 ndeshjen finale të rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve, kundër klubit irlandez Linfield.

Megjithatë, pas rezultateve pozitive me Covid-19 në skuadrën e Dritës, autoritetet zvicerane vendosën që ndeshja të mos zhvillohet, përderisa Drita kishte kritikuar më parë UEFA-n për organizimin.

Pas anulimit, Drita u detyrua të kthehet në Kosovë, që është konfirmuar edhe nga fotografitë e fundit të publikuara nga klubi.

(Kosova Sot Online )