Tifozët e Vushtrrisë po organizojnë protestë

  • S.A /
  • 12 August 2020 - 14:57
Tifozët e Vushtrrisë po organizojnë protestë

Pasi e humbi statusin e anëtares së Superligës së Kosovës në futboll, para disa ditësh Vushtrria e ka mbajtur një Kuvend Zgjedhor, në të cilin ishte shkarkuar kryetari Bajrush Kajtazi.

Ky i fundit më moti e ka privatizuar klubin vushtrrias, por përkundër kësaj, Kuvendi e ka shkarkuar duke emëruar bord të ri.

Por, kjo duket të mos i ketë zgjidhur çështjet. Andaj, tifozët vushtrrias, “Forca”, siç merr vesh media , është duke e organizuar një protestë për ditët në vijim, madje në këtë kohë pandemie. Përmes saj do ta kërkojnë largimin e Kajtazit dhe siç thonë ata, “çlirimin” e klubit dhe të stadiumit “Ferki Aliu” nga “uzorpimi”.

Vushtrria është një vend që jeton me futbollin, prej nga kanë dalur shumë futbollistë të famshëm, përfshirë Milot Rashicën. Klubi bardh e kaltër e ka një tifozeri të zjarrtë.

(Kosova Sot Online )