Llapi nis përforcimet nga porta

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 18:13
Llapi nis përforcimet nga porta

KF Llapi ka vazhduar përforcimet gjatë afatit kalimtar të verës

Klubi llapjan ka njoftuar sot se ka arritur një marrëveshje tre vjeçare me portierin durrsak, Arli Shala.

“KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala. Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme”, shkruan në komunikatën e Llapit.

Shala ka vetëm 20 vjet dhe ka një përvojë në shumë klube si: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

“Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020”, thuhet në fund të komunikatës. 

(Kosova Sot Online)