Todibo është lojtari me COVID i Barcelonës

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 18:18
Todibo është lojtari me COVID i Barcelonës

Mbrojtësi Jean-Clair Todibo ka konfirmuar se ai është lojtari i Barcelonës i cili është testuar pozitiv me COVID-19. “Jam asimptomatik dhe ndihem mirë”, ka thënë ai

Këtë mëngjes u përhap lajmi se një nga lojtarët e Barcelonës është testuar pozitiv me COVID.

Ky lojtar ka mbetur në Barcelonë dhe nuk ka udhëtuar me grupin për në Portugali për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Tung të gjithëve, dua të ju informoj se unë jam testuar pozitiv me COVID-19, por jam asimptomatik dhe po ndihem mirë”, ka shkruar Todibo në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Tani jam në shtëpi, duke ndjekur protokollet shëndetësore. Po shikoj përpara që të shkoj në stërvitje, por për momentin jam në shtëpi duke u rikuperuar nga virusi”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe inkurajimin, duke me ndihmuar mua se si ta kalojë atë”.

Todibo ishte lënduar kështu që nuk ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës që mundi Napolin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)