UEFA sqaron si e mori vendimin për eliminimin e Dritës

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 22:26
UEFA sqaron si e mori vendimin për eliminimin e Dritës

Drita ka marr lajmin e hidhur nga UEFA, duke pësuar humbje në tavolinë ndaj Linfield FC me rezultat 3-0.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet më 11 gusht në Nyon të Zvicër, por që u anulua.

Një lojtar i Dritës para ndeshjes me Linfield FC, kishtë rezultuar pozitiv, që ishte lojtari i dytë i testuar pozitiv për COVID-19 dhe për këtë ndeshja finale e paraelimnatoreve të Ligës së Kampionëve nuk u zhvillua.

Sipas UEFA-, çështja  u dërgua në Organin e Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim që do të merrej në përputhje me “Shtojcën I, të rregulloreve të Ligës së Kampionëve të 2020/21 të UEFA-s”.

Bazuar në nenin 30 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari i Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelit.

(Kosova Sot Online)