Çfarë drame, PSG fiton në minutat e fundit kundër Atalantas

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 23:09
Çfarë drame, PSG fiton në minutat e fundit kundër Atalantas

Një ndeshje plot emocione është luajtur sot në Estadio da Luz në Portugali ku skuadra e PSG-së e siguroj kualifikim për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Atalanta ishte në epërsi për 90 minuta lojë por PSG e përmbysi rezultatin për 60 sekonda lojë.

Mund të cilësohet si njëra prej ndeshjeve më dramatike që janë parë në Ligën e Kampionëve.

Për 90 minuta lojë Atalanta e ruajti epërsinë prej 1-0 por e humbi atë në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Një ndeshje e bukur, më shumë raste nga të dyja skuadrat por që ishte skuadra italiane ishte shumë afër ta prek një ëndërr që nuk e kishte imagjinuar në fillim të kësaj gare.

Pjesa e parë ka mundur të jetë tërësisht më ndryshe nëse në minutën e tretë do të shënonte Neymar.

Braziliani u gjend ballë për ballë portierit të Atalantas por që për çudi nuk shënoi. Goditja e tij përfundoj jashtë në këndin e djathtë të portës.

Atalanta do të vinte në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes me anë të Mario Pasalic.

(Kosova Sot Online)