Neymar mbresëlënës, barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 08:46
Neymar mbresëlënës, barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Neymari e ka shkruar emrin e vet në librat e historisë të Ligës së Kampionëve, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1 kundër Atalantas në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pasi skuadra e tij ishte duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 kur ndeshja hyri në minutat shtesë të pjesës së dytë, Neymari e asistoi golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për skuadrën e Thomas Tuchel 149 sekonda më vonë.

Përderisa paraqitja e Neymarit, që e humbi një rast të artë për të shënuar në pesë mi

nutat e parë të ndeshjes, nuk ishte e përsosur, ai ishte i përkushtuar që të sigurohet që PSG-ja të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kundër Atalantas, 28-vjeçari barazoi rekordin e Lionel Messit duke i bërë 16 driblime në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që e ka arritur këtë rekord është Javier Zanetti. Paris Saint-Germaini tani do të përballet ose me Leipzigun, ose me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 18 gusht.

(Kosova Sot Online  )