Video: Momentet më të mira nga paraqitja mbresëlënëse e Neymarit

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 11:12
Video: Momentet më të mira nga paraqitja mbresëlënëse e Neymarit

Video të ndryshme nga paraqitja e Neymarit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas janë bërë virale në rrjete sociale, përkundër që braziliani nuk arriti të shënojë në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit. Pasi skuadra e tij ishte duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 kur ndeshja hyri në minutat shtesë të pjesës së dytë, Neymari e asistoi golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për skuadrën e Thomas Tuchel 149 sekonda më vonë.

Përderisa paraqitja e Neymarit, që e humbi një rast të artë për të shënuar në pesë minutat e parë të ndeshjes, nuk ishte e përsosur, ai ishte i përkushtuar që të sigurohet që PSG-ja të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo dëshmohet përmes momenteve të shumta mbresëlënëse të tij gjatë ndeshjes, ndërsa lëvizjet e triket e tij u bënë virale në rrjete sociale pas fundit të ndeshjes.

Kundër Atalantas, 28-vjeçari barazoi rekordin e Lionel Messit duke i bërë 16 driblime në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që e ka arritur këtë rekord është Javier Zanetti.

Paris Saint-Germaini tani do të përballet ose me Leipzigun, ose me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 18 gusht.

(Kosova Sot Online )