Xavi ia bën sërish me sy Barçës: “Dua të punoj me Messin, Cruyffin dhe Puyolin”

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 13:10
Xavi ia bën sërish me sy Barçës: “Dua të punoj me Messin, Cruyffin dhe Puyolin”

Xavi ndihet gati për stolin e Barcelonës.

Legjenda e Barcelonës, që në janar i tha jo ofertës së spanjollëve pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, tani ndjen se është i gatshëm të ulet në stolin e klubit ku për shumë vite fitoi gjithçka si lojtar.

Nëse i jepet rasti, ai e do edhe Lionel Messin në skuadër, s’do t’ia dijë për thashethemet që e lidhin me klube të ndryshme.

“Për mua, do të jetë privilegj që të stërvit një ditë Barcelonën me ekip të ëndrrave, me Jordi Cruyff, Carles Puyol dhe disa nga lojtarët aktual. Do të doja të bëjë një skuadër me njerëz të vlefshëm që e njohin shtëpinë, njerëz që kanë besimin tim”, u shpreh Xavi.

Renovimi i Messit: “Ai e ka fituar atë. Messi ka nevojë për Barçën, dhe Barça ka nevojë për Messin. Ata duhet ta bëjnë atë të lumtur, sepse me Leo Messin të kënaqur do të fitojnë më shumë trofe”.

“Shpresoj se mund të takohemi sërish (me Messin) në aspektin profesional. Të kesh lojtarin më të mirë në histori në ekipin tënd është një ndihmesë e madhe për fitore”.

(Kosova Sot Online )