Odegaard e konfirmon kthimin në Madrid, i jep lamtumirën Sociedadit

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 13:16
Odegaard e konfirmon kthimin në Madrid, i jep lamtumirën Sociedadit

Tashmë është kryer, Martin Odegaard do të luajë në Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Pasi ‘El Chiringuito de Jugones’ raportoi nga burime të sigurta se trajneri, Zinedine Zidane e ka telefonuar lojtarin për t’i thënë se llogarit në shërbimet e tij, tani vet Odegaard ka zbuluar gjithçka – duke i dhënë lamtumirën Real Sociedadit.

Përmes një video, të postuar nga Real Sociedadi, u konfirmua kthimi i lojtarit në Madrid, derisa Odegaard falënderoi klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe sezonin që lamë pas, ku Martin u zhvillua shumë si lojtar.

Huazimi i bëri mirë Odegaardit i cili në 36 paraqitje për Sociedadin, shënoi 7 gola dhe dhuroi 9 asiste.

(Kosova Sot Online )