Simeone: Fitorja kundër Liverpoolit s’na vlen asgjë kundër Leipzigut

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 14:24
Simeone: Fitorja kundër Liverpoolit s’na vlen asgjë kundër Leipzigut

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i vetëdijshëm se fitorja mbresëlënëse e skuadrës së tij kundër Liverpoolit nuk do t’i vlejë asgjë për ndeshjen e së enjtes, kundër Leipzigut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi spanjoll e eliminoi kampionin në fuqi të Evropës pasi e fitoi rundin e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Megjithatë, pesë muaj kanë kaluar që nga ai triumf i Atletico Madridit në Anfield dhe Simeone ka insistuar se ndeshja nuk do të ketë aspak rëndësi të enjten, kur djemtë do të luftojnë kundër Leipzigut për një vend në gjysmëfinale.

“Ajo fitore nuk është pikë reference për ne. Shumë muaj kanë kaluar që nga atëherë dhe gjatë kohës sa ishim në karantinë na kaloi entuziazmi që e kishim nga ajo ndeshje”, ka thënë Simeone.

“Ndeshja kundër Liverpoolit do të mbetet pjesë e historisë sonë dhe ishte shumë e rëndësishme për Atletico Madridin, mirëpo ajo ishte para një kohe të gjatë dhe një rrugë e re nis nesër”.

Dy skuadrat, Atletico Madridi dhe Leipzigu, nuk janë përballur mes vete kurrë më parë, por vijnë në këtë ndeshje të vetëdijshëm se fituesi do ta zërë një vend në gjysmëfinale kundër Paris Saint-Germainit. 

(Kosova Sot Online)