Ujkani – Torino, flasin për kontratën e re

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 14:55
Ujkani – Torino, flasin për kontratën e re

Portierit kosovar do t’i skadojë kontrata aktuale këtë muaj, por ai mund ta vazhdojë eksperiencën në klubin “Granata” edhe për një vit

Samir Ujkani mund ta vazhdojë eksperiencën e tij në Torino.

Edhe pse spekulohej për një largim të mundshëm të portierit kosovar nga klubi “Granata”, mediat italiane raportojnë së fundmi se palët mund të ulën për të diskutuar për vazhdimin e kontratës.

Ujkani ishte rikthyer në futbollin italian verën e kaluar duke iu bashkuar Torinos.

Ai kishte përfunduar si portieri i dytë pas Salvadore Sirigut.

Por, në ndeshjet e fundit të sezonit e pati mundësi të paraqitet për ekipin nga Serie A.

Tash, vushtrriasi dhe klubi italiane pritet t’i nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë këtë muaj.

Torino i ka në dispozicion disa javë për t’ia vazhduar kontratën përfaqësuesit kosovar.

(Kosova Sot Online)