“Ronaldo në Barça? Gjithçka është gënjeshtër”

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 15:09
“Ronaldo në Barça? Gjithçka është gënjeshtër”

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020 dhe synimi është që ta respektojë atë.

Portugezi dëshiron që me Juventusin të fitojë Champions Leaguen dhe të bëhet lojtari i vetëm me gjashtë trofe në këtë garë dhe nuk dëshiron të dëgjojë për oferta.

Gazetari spanjoll, Guillem Ballague, raportoi gjatë ditës se Juventusi ia ka ofruar Barcelonës Cristiano Ronaldon, pasi thotë se kampioni i Serisë A nuk mund t’i përballojë shpenzimet e mëdha për pagën e portugezit pas krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Këtë e ka mohuar një burim i afërt me futbollistin në një prononcim për AS.

Siç shkruan AS, ai ka thënë “gjithçka është rren”, kur është pyetur për spekulimet e fundit dhe nuk ka dashur të diskutojë diçka më shumë. Ronaldo është pjesë e Juventusit që nga viti 2018.

Ai ka bërë 89 paraqitje për “Zonjën e Vjetër’ dhe ka shënuar 65 gola.

(Kosova Sot Online )