Albian Ajeti: “Celtic, klubi i duhur – ka tifozë në Kosovë dhe Shqipëri”

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 17:15
Albian Ajeti: “Celtic, klubi i duhur – ka tifozë në Kosovë dhe Shqipëri”

Albian Ajeti i ka dhënë fund eksperiencës në West Ham United.

Futbollisti kosovar është bërë sot me klub të ri.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin skocez, Celtic Glasgow.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi zviceran i ka kushtuar klubit të tij të ri 5 milionë euro.

Ajeti nuk pati hapësira të mjaftueshme në klubin nga Premierliga duke i zhvilluar vetëm 12 ndeshje me “Hammers” pa arritur të shënonte gol.

“Mendoj se më përshtatet loja e Celtic shumë dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Mezi pres që të nisë gjithçka dhe që të ndihmojë ekipin të arrijmë objektivin dhe të përmirësohem edhe më shumë si lojtar”, u shpreh Ajeti.

“Njerëz nga Kosova dhe Shqipëria e duan këtë klub për shkak të historisë që ka Celtic”.

“Celtic është klub i duhur për mua, s’kishte nevojë që të më bind askush, ishte e lehtë të vija këtu”.

Ajeti i ishte bashkuar West Hamit nga Baseli, me të cilin i kishte realizuar 30 gola në dy sezone.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje nga fillimi në garat e kupës, ndërsa luajti nëntë herë si zëvendësues në Premierligë.

Ajeti i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën, ndërsa ishte rritur në akademinë e Baselit.

Ai e kaloi një periudhë të shkurtër në Augsburg në Gjermani, por edhe tek rivalët e Baselit, St Gallen para se të rikthehej në St Jakob-Park në vitin 2017. 

(Kosova Sot Online)