“Arsenali duhet të bëj një transfer të madh që Aubameyang të rri”

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 18:08
“Arsenali duhet të bëj një transfer të madh që Aubameyang të rri”

Arsenali duhet t’i premtojë Aubameyangut një transfer të madh për të nënshkruar kontratë të re, thotë Van Persey

Mikel Arteta po punon për ta bindur sulmuesin kryesor për ta zgjatur kontratën por ish sulmuesi i Gunners mendon që ai duhet ti garantojë atij prurje të reja dhe lojtar klasi.

Golashënuesi Aubameyang është në fund të kontratës së tij me skuadrën nga Emirates Stadium dhe ka refuzuar që të komentojë të ardhmen e tij pasi që shënoi dy golat e fitore në finale të FA Cup kundër Chelsea më 2 gusht.

Kapiteni i klubit është lidhur me një largim nga aty por raportohet se ai është gati që ta vazhdojë qëndrimin në Londrën Veriore sidomos pas caktimit si trajner të Mikel Artetas.

 “Arsenali do të dëshironte që ai të rrinte, ai ende nuk e ka dhënë opionionin e tij. Ai është pyetur për këtë pas finales se FA Cup por nuk është përgjigjur kështu që nuk e di si do të përfundojë kjo punë”, ka thënë Van Persie për Stats Perform News.

“Nuk e di çfarë mendon, nuk e di çfarë i ka ofruar Arsenali atij dhe nuk mendoj se ai po flet për para, unë shumë do të flisja për lojtarët sepse lojtarët si ai dëshirojnë të luajnë me lojtar të kalibrit të tij. Ai është lojtar top klas sipas mendimit tim dhe mendoj se duhet të rrethohet me lojtarë klasi”.

“Arsenali duhet të nënshkruajë me lojtarë klasi në mënyrë që ta bindin Aubameyangun të qëndrojë”.

(Kosova Sot Online)