Ahmeti nënshkruan për kampionin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 18:29
Ahmeti nënshkruan për kampionin e Kosovës

Ish mesfushori i FC Prishtinës dhe KF Trepçës, Ergyn Ahmeti ka kaluar si transfer në FC Drita

Ahmeti kishte mbetur si lojtar i lirë dhe pa kontratë që nga gjashtë gushti i këtij viti.

Por, sot ai është transferuar të FC Drita, lajm të cilin e ka konfirmuar Drita në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Sot kemi arritur marrëveshje edhe me një lojtar shumë të rëndësishëm siç është Ergyn Ahmeti. 24 vjeçari është një lojtar i dëshmuar në ligën tone dhe përpos që do të jetë forcë shtesë në kampionatin e Kosovës, do ta ndihmoje ekipin edhe në garat ndërkombëtare”, shkruan në komunikatën për shtyp të FC Drita.

Drita këto ditë u eliminua nga Liga e Kampionëve për shkak se autoritetet shëndetësore në Zvicër urdhëruan karantinimin e tërë kësaj skuadre shkaku i Koronavirusit.

Si rrjedhojë, UEFA i dha fitoren skuadrës së Linfield në tavolinë, e cila skuadër do të përballet në rrethin e parë eliminator me Legian e Varshavës.

(Kosova Sot Online)