Zidane do të vendos për transferet

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 21:29
Zidane do të vendos për transferet

Pas rikthimit të Martin Odegaard, skuadra e parë e Real Madridit për momentin i ka 25 lojtarë, edhe pse në këtë skuadër nuk është përfshirë Andriy Lunin, i cili do të rikthehet në klub për të luajtur rolin e portierit të dytë pas largimit të Areolas

Alvaro Odriozola dhe Dani Ceballos po ashtu nuk janë përfshirë në këtë listë pavarësisht se të dy janë kthyer nga huazimi për një sezon.

Andaj në Los Blancos ka shumë lojtarë dhe tani sytë janë kthyer nga Zinedine Zidane i cili duhet t’ia bëj të qartë se kënd dëshiron ta mban dhe kënd dëshiron ta largon.

Ajo që është e qartë është se asnjë lojtarë nuk dëshiron që të largohet nga skuadra.

Por, për këtë vendos Zidane.

Sipas mediave spanjolle Zidane do t’ia bëj të qartë disa lojtarëve se koha që do të luajnë në skuadër nuk do të jetë e madhe, por kjo është vetëm një gjë që ai do ta bëj.

Real Madrid duhet që t’i arketojë 180 milionë euro këtë verë pa bërë asnjë prurje.

Megjithatë, sipas mediave në Spanjë largime mund të këtë më se shumti në sulm.

Luka Jovic, Gareth Bale, Mariano Diaz, Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz më shumë gjasë do të shiten.

Në mesfushë janë gjashtë lojtar si dhe Odegaard.

James Rodriguez do të shitet më shumë gjasë këtë verë si dhe ka mundësi që të largohet edhe Isco.

Më se paku mundësi ka që të largohet ndonjë portierë pasi që Thibaut Courtois dhe Lunin janë të vetmit për momentin në portë. Pak mundësi ka që të këtë ndryshime edhe në mbrojtje edhe pse është kthyer Odriozola.

Por, Marca shkruan se Zidane po bën planifikimin e skuadrës dhe pritet që të këtë disa shitje.

(Kosova Sot Online)