FC Ballkani zyrtarizon transferimin e

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 21:40
FC Ballkani zyrtarizon transferimin e

FC Ballkani ka lajmëruar me anë të një komunikate për shtyp se lojtari i saj i transferuar më 1 korrik të vitit 2018, Jetmir Topalli është transferuar në klubin e Yeni Malatyaspor në Turqi.

Yeni Malatyaspor garon në Superligën e Turqisë dhe sezonin e fundit e ka përfunduar në vendin e 16-të dhe sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë të Turqisë.

“Ambienti i zjarrtë ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfilltë i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar, duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor”, shkruan në komunikatën e Ballkanit.

Klubi therandas po ashtu i ka uruar futbollistit suksese në klubin e ri. 

(Kosova Sot Online)