Formacionet e mundshme për duelin mes Barcelonës dhe Bayernit

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 10:20
Formacionet e mundshme për duelin mes Barcelonës dhe Bayernit

Barcelona dhe Bayern Munichu do të luftojnë të premten në orën 21:00 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me synimin për ta vazhduar rrugëtimin në garën prestigjioze evropiane dhe trajnerët do ta bëjnë gati formacionin më të mirë të mundshëm për ta arritur këtë synim.

Barcelonës do t’i mungojë sërish Samuel Umtiti shkaku i një lëndimi në gju, por Ousmane Dembele është kthyer në stërvitje pas lëndimit serioz që e kishte pësuar më herët këtë sezon, duke lënë hapur mundësinë që ai të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.

Klubit spanjoll do t’i ndihmojë edhe kthimi i mesfushorëve Sergio Busquets dhe Arturo Vidal nga suspendimet e tyre, pasi që të dy futbollistët pritet të jenë titullarë në ndeshjen e sotshme.

Setien raportohet se është duke menduar të luajë me katër mesfushorë në këtë ndeshje – me Busquets, Vidal, Frenkie de John dhe Sergi Busquets – që bën që Antoine Griezmann të mbetet jashtë 11-shes titullarë, pasi që në sulm do të luajnë Messi dhe Luis Suarezi.

Ndërsa, sa i përket Bayernit, qendërmbrojtësi me përvojë, Jerome Boateng, raportohet se është shëruar në kohë nga lëndimi që pësoi kundër Chelseat për të luajtur nga minuta e parë sonte, përderisa edhe Kingsley Coman raportohet se është i gatshëm për këtë ndeshje.

Coman pritet ta zëvendësojë Ivan Perisicin në krahun e majtë të sulmit, ku pritet të luajnë edhe Thomas Muller dhe Serge Gnabry, përderisa mungesa afatgjate e Benjamin Pavard bën që Joshua Kimmich të vazhdojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërsa, Thiago Alcantara pritet të jetë sërish titullar përkrash Leon Goretzkas në mesfushë, përkundër që ai po përflitet vazhdimisht për një transferim drejt Liverpoolit këtë verë.

Philippe Coutinho është në dispozicion për të luajtur kundër klubit nga i cili është i huazuar, megjithatë ai pritet të jetë në stol për këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, Vidal, De Jong; Suarez, Messi

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Thiago, Goretzka; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë kundër fituesit të duelit mes Manchester Cityt dhe Lyonit në gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, para finales kundër Paris Saint-Germainit ose Leipzigut

(Kosova Sot Online )