Juventusi, i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan për Pogban

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 10:49
Juventusi, i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan për Pogban

Mediume të shumta italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm ta sakrifikojë Paulo Dybalan për Paul Pogban, por vetëm nëse argjentinasi e pranon ofertën për transferim në Manchester United.

Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, mbajti të enjten takim me presidentin Andrea Agnelli dhe zyrtarët e lartë të klubit, Pavel Nedvedin dhe Fabio Paraticin, transmeton.

Sipas gazetave italiane, ky takim zgjati rreth gjashtë orë dhe njëra ndër vendimet që u mor është që të përkrahet Cristiano Ronaldo, përkundër spekulimeve të fundit se ai mund të largohet shkaku i krizës financiare të bardhezinjve.

Megjithatë, përderisa u vendos për përkrahje të Ronaldos, mediumet italiane thonë se e kundërta u vendos për Dybalan, i cili mund të lojtari që sakrifikohet për t’i rritur fondet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Tuttosport shkruan se argjentinasi mund t’i ofrohet Manchester Unitedit si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e tij me ish-bashkëlojtarin e Pirlos, Paul Pogban.

Megjitahtë, Dybala e kishte refuzuar ofertën nga Tottenhami verën e kaluar dhe nuk pritet të ndryshojë mendje këtë verë as për Manchester Unitedin, veçanërisht pasi që u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në Serie A.

Ndërkohë, në këtë takim besohet të jetë diskutuar edhe për transferimin e një qendërsulmuesi këtë verë. Në mesin e opsioneve të Pirlos thuhet se janë Arkadiusz Milik, Duvan Zapata, Raul Jimenez dhe Edin Dzeko.

(Kosova Sot Online )