Arbëria e transferon një sulmues, e kompleton ekipin për sezonin e ri

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 12:54
Arbëria e transferon një sulmues, e kompleton ekipin për sezonin e ri

Arbëria e ka kompletuar ekipin për sezonin e ardhshëm.Klubi nga Lipjani ka njoftuar për transferimin e futbollistit Willy Zamble. Klubi i ri i Superligës njofton se bëhet fjalë për një sulmues të rrezikshëm, i cili mund ta ndihmojë me të madhe ekipin në sezonin e ri. Kuqezinjtë kanë treguar se ky njëherësh është edhe përforcimi i fundit në afatin kalimtar të verës. “Transferi i fundit për këtë sezon tek KF Arbëria është Willy Zamble i cili zgjedhi fanelen kuq e zi! KF Arbëria ka firmosur kontratë me sulmuesin atraktiv i cili luan rolin e tij si një sulmues i jashtëzakonshëm. Zamble vjen nga shteti Norvegjez, me një prevojë shumë të madhe në futbollin profesional. Zamble është paraqitur në disa klube norvegjeze dhe shtete të tjera.

Zamble luan në poziten e sulmuesit, dhe do ta ndihmojë skuadren tonë në fazen ofanzive! Kryesia ka mirëpritur transferimin e lojtarit Willy Zamble i cili është transferi i fundit për këtë sezonë. Bashkë u dakorduan në objektivin e klubit! Mirësevjen #WillyZamble”, ka shkruar Arbëria në rrjetet sociale.

Këtij ekipi sezonin e ardhshëm do t’i prijë trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina.

(Kosova Sot Online )