Ylli i Atleticos: Leipzigu e meritoi kualifikimin në gjysmëfinale

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 13:09
Ylli i Atleticos: Leipzigu e meritoi kualifikimin në gjysmëfinale

Ylli i Atletico Madridit, Koke, beson se kundërshtari i tij, Leipzigu, e meritoi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të enjten.

Leipzigu e tronditi Atletico Madridin me fitore me rezultat 2:1 në Lisbonë të enjten, falë një goli të të devijuar, të shënuar nga Tyler Adams afër fundit të ndeshjes, që e kaloi klubin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kishin kaluar fillimisht në epërsi falë një goli të shënuar nga Dani Olmo, ndërsa Joao Felix e kishte barazuar rezultatin për Atleticon nga pike e penalltisë. E përderisa Atletico s’arrinte të gjente hapësira në mbrojtjen e Leipzigut, këta të fundit s’e patën të vështirë ta bënin një gjë të tillë.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Leipzigu kaloi për herë të parë në histori të vet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi klubi u themelua vetëm para 11 vjetëve.

Por, pas disfatës, Koke e pranoi se Leipzigu ishte skuadër më e mirë sesa Atletico në çdo aspekt gjatë kësaj ndeshjeje dhe e meritoi fitoren.

“Ata ishin më të mirë, nuk na lejuan ta arrijmë nivelin e tyre të intensitetit gjatë ndeshjes. Ata ishim më të mirë sesa ne gjatë gjithë kohës, kishim më shumë posedim të topit”, ka thënë Koke.

“Ishin më të mirë, më të shpejtë dhe luanin me më shumë intensitet. Kur ata janë më të mirë, ti e jep maksimumin nga vetja dhe nëse nuk e arrin qëllimin, atëherë duhet ta urosh rivalin dhe të reflektosh”.

(Kosova Sot Online )